Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillon votim të fshehtë për të vendosur lidhur me dorëheqjen e propozuar të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku njoftoi se e ka vënë mandatin e tij në dispozicion të Kuvendit, duke kërkuar që përmes një votëbesimi të qartë të përcaktohet rruga e ardhshme politike e LDK-së, si dhe roli i tij në krye të partisë.
Ai theksoi se vendimi po merret me ndjenjë të plotë përgjegjësie morale dhe politike, duke ia lënë Kuvendit autoritetin përfundimtar për të vlerësuar vazhdimin ose jo të mandatit të tij si kryetar.

