Kodra e Diellit ka shënuar temperaturën më të ulët në vend mëngjesin e sotëm, me –4 gradë Celsius, ndërsa shtresa e dëborës ka arritur 33 centimetra, bëjnë të ditur nga DPHM.
Kushtet dimërore janë regjistruar edhe në zona të tjera malore dhe qytete të vendit, me temperatura nën zero dhe reshje të përziera gjatë 24 orëve të fundit. Sinoptikantët paralajmërojnë se gjatë ditës pritet mot pak më i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell.

