18 Janar 2026 07:53

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali merr pjesë në konventën promovuese të Zulhajrat Demirit

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me liderët e koalicionit VLEN, ka marrë pjesë në konventën promovuese të kandidatit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.

Gjatë fjalimit të tij, Sali theksoi se VLEN ka qenë dhe mbetet pranë qytetarëve përmes projekteve konkrete dhe mbështetjes financiare për komunat, duke nënvizuar se transformimi i plotë i pushtetit lokal arrihet përmes qeverisjes së këtij koalicioni.

Ai kritikoi alternativën politike kundërshtare, duke deklaruar se ajo nuk ofron vizion zhvillimor, por vetëm korrupsion dhe stagnim. Sipas Salit, qytetarët e Vrapçishtit janë të vetëdijshëm për këtë realitet dhe e dinë se zgjedhja e duhur për zgjedhjet e 11 janarit është Zulhajrat Demiri.

“Vrapçishti ka nevojë për ndryshim të madh dhe të vërtetë, dhe ky ndryshim vjen përmes një kandidati që ia VLEN,” u shpreh Sali.

Konventa u zhvillua në prani të mbështetësve dhe strukturave të VLEN-it, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Demirit.