Shkup – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka marrë pjesë sot në ceremoninë solemne me rastin e shënimit të 9-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza”, duke e cilësuar këtë institucion si një simbol të emancipimit arsimor të shqiptarëve në vend.
Në fjalën e tij, Fetai theksoi se Universiteti “Nënë Tereza” përfaqëson triumfin e një ideje të madhe kolektive, e cila ka garantuar dhe vazhdon të garantojë qasje në arsim cilësor në gjuhën amtare për të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. “Ky institucion është dëshmi e gjallë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, ku çdo i ri shqiptar ka mundësi të barabarta arsimimi dhe zhvillimi,” u shpreh Fetai.
Arben Fetai Zëvendeskryeminstër për Politika të Qeverisjes së Mirë nënvizoi rëndësinë e dijes si themel i zhvillimit shoqëror dhe kombëtar, duke apeluar për vazhdimin e investimit në arsim dhe në brezat e rinj. Sipas tij, ndërtimi i një shoqërie të fortë kalon përmes institucioneve arsimore që kultivojnë identitetin, dinjitetin dhe perspektivën e së ardhmes. Në përfundim,
Në fund Fetai përcolli urime përzemërsisht për rektoratin, profesorët, studentët dhe stafin administrativ të Universitetit “Nënë Tereza”, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë misionin e tyre arsimor dhe akademik në shërbim të shoqërisë. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është themeluar në vitin 2016 dhe sot konsiderohet një nga institucionet kyçe të arsimit të lartë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

