Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Sindikata e Punonjësve të UT-së njofton opinionin publik dhe punonjësit se nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive përbën një arritje të rëndësishme institucionale dhe një moment historik për universitetin.
Kjo marrëveshje është rezultat i dialogut social të vazhdueshëm dhe i përkushtimit serioz për mbrojtjen, avancimin dhe garantimin e të drejtave të punonjësve akademikë dhe administrativë. Ajo siguron përmirësim të kushteve të punës, forcim të sigurisë juridike dhe afirmim të dinjitetit të punës në Universitetin e Tetovës.
Nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive në këtë përvjetor të rëndësishëm simbolizon respektin institucional ndaj kontributit shumëvjeçar të punonjësve dhe vlerësimin e rolit të tyre kyç në ndërtimin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës.
Sindikata e konsideron këtë akt si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit institucional, rritjes së motivimit profesional dhe avancimit të standardeve akademike, sociale dhe njerëzore në universitet.
Me këtë rast, shprehim mirënjohje për të gjithë punonjësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, si dhe i urojmë Universitetit të Tetovës suksese të reja dhe zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.
Një falënderim i veçantë i drejtohet Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, i cili që nga takimi i parë ka shprehur qëndrim pozitiv për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive dhe ka qenë bashkëpunues gjatë gjithë procesit.
Me respekt,
Prof. Dr. Shefket Dehari
Kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Universitetit të Tetovës

