18 Janar 2026 01:15

Mickoski: Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha do të jenë ministrat e rinj, Azir Aliu mbetët të MSH-së

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë për “360 gradë” në RTM, konfirmoi se Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha do të emërohen ministra të rinj dhe paralajmëroi ndryshime të tjera në Qeveri dhe institucionet shtetërore gjatë pranverës.

Ai sqaroi se propozimet për emërim tashmë janë dorëzuar në Kuvend Muhamed Hoxha për ministër të Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Bekim Sali për ministër për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryeministër.

Lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, Mickoski theksoi se aktualisht nuk priten ndryshime, duke vlerësuar se ministri Azir Aliu po e ushtron detyrën me përgjegjësi, edhe pse gjithmonë ekziston hapësirë për përmirësim.

Kryeministri shtoi se pas kongresit partiak dhe procesit të ristrukturimit, pritet një “rifreskim” i përbërjes qeveritare dhe institucioneve, me synimin për të formuar ekipin që do të mbajë barrën deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.