18 Janar 2026 01:21

Nesër, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut njohin kundërshtarët në play-off për Botërorin 2026

Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë siguruar për herë të parë në historinë e tyre praninë në play-off të Botërorit dhe sot do të mësojnë edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen fillimisht në gjysmëfinale, e më pas edhe në finalen e mundshme për biletën për në aktivitetin e verës së ardhshme.

Gjithsesi, tani shtetet janë të vendosura bazë të renditjes së FIFA-s, në vazon e tretë në janë Shqiperia dhe Kosova, ndeshjet gjysmëfinale, do ta zhvillojnë jashtë fushës ndaj një skuadre të vazos së dytë. Ndeshjet e sotme kanë përcaktuar edhe emrat e ekipeve që kuqezinjtë dhe “Dardanët” do të kenë përballë të paktën në hapin e parë të shortit.

Pas lëvizjeve të ndryshme në grupe në ditën e fundit të kualifikueseve, si dhe situatës së ekipeve në renditjen e FIFA-s, tabloja tashmë paraqet përfundimisht katër skuadrat nga të cilët do të dalin emrat e gjysëmfinalistëve për Shqipërinë dhe Kosovën: Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovaki.

Ndersa, Maqedonia e Veriut pas humbjës së nga Uellsi fatin do të kerkojë nga plasmani i mire qe kishte ne ligen e kombeve ku do të jetë në vayon e 4 së bashku me Suedinë, Rumaninë, Irlandën Veriore,por do të kenë kundeshtarë më të fortë siq janë Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

Nesër në orën 13;00 në Zurih do të përcaktohet ndarja e gjysmëfinaleve dhe i finaleve, ku çiftet fituese të ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3, do të përballen me çiftet fituese të ndeshjeve mes skuadrave të vazove 1 dhe 4. Me short do të përcaktohet se cila skuadër do të jetë pritëse e finales në stadiumin e saj.Shqiperia dhe Kosova nuk mund të takohen mes veti. Ndersa Maqedonia ne rast se kalon ne finale atehere mund që të këtë kundeshtar Kosovën dhe Shqiperinë nese fitojnë ne takimet e para.

NDARJA E VAZOVE NË SHORT

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlanda Veriore