18 Janar 2026 00:12

Kur zgjohen shqiponjat, dridhet Europa!

Shqipëria dhe Kosova drejt Botërorit. Të martën edhe Maqedonia kërkon biletën në Cardiff

Nga Astrit Gashi

Shqipëria dhe Kosova kanë siguruar zyrtarisht play-offin e Kupës së Botës 2026 një sukses historik që e vendos futbollin shqiptar në momentin e tij më të fortë. Për një komb që ka më shumë popullsi në mërgatë sesa brenda kufijve, pjesëmarrja në Botëror nuk është vetëm sport por është miliarda dollarë vlerë marketingu, është njohje globale, është rikthim dinjiteti kombëtar në skenën më të ndjekur të planetit tonë.

Dhe ndërsa Shqipëria dhe Kosova shkruajnë historinë e tyre, një tjetër derë prej artë po troket përballë shqiptarëve të Ballkanit të martën, Maqedonia e Veriut do të luajë finalen e madhe në Cardiff. Dhe nëse Enis Bardhi me shokë arrijnë mrekullinë, atëherë për herë të parë në histori, shqiptarët do të mund të përfaqësohen në Botëror me tre shtete njëkohësisht.

As këtë nuk e ka arritur asnjë popull tjetër në botë. Rast unikë që e gjithë bota të mesojë historinë e shqiponjave të Ballkanit.

Shqiptarët sot kanë lojtarë në Serie A, Bundesliga, Ligue 1, La Liga. Kemi talent, energji, ritëm, karakter por shpesh nuk kemi pasur atë që e fiton ndeshjen: disiplinën, organizimin dhe selektorin që ndërton filozofi loje. Federatat e kombëtareve tona shpesh kanë ndërhyrë aty ku s’duhet, duke caktuar formacione në vend të trajnerëve një luks që nuk e gjen te kombëtaret serioze të Europës.

Sistemi i play-offit është i veshtirë: 16 skuadra për vetëm 4 bileta. Italia, Turqia, Sllovakia dhe Ukraina/Islanda kanë avantazh fushe. Shqipëria dhe Kosova edhe Maqedonia nese fition do të nisin betejën jashtë fushe por kjo nuk përbën problem për një komb që ka më shumë tifozë në Europë sesa në Tiranë-Prishtinë-Shkup.

Në Cardiff, edhe Maqedonia e Veriut ka shansin e saj historik. Dhe këtë herë, tifozët shqiptarë kuqezinjtë dhe dardanët nuk duhet të hezitojnë të mbeshtesin Shkupjanet e Shkupit kryeqytetit tonë shpirtëror. Sepse kur bashkohen shqiponjat, çdo kundërshtar dridhet.

Për të thyer murin e fundit drejt Botërorit, duhen investime milionëshe. Nuk ka asgjë të keqe të kërkohen premia milionëshe nga biznesmenët shqiptarë. Botërori nuk është luks është investim kombëtar, ekonomik, emocional dhe historik.

50% shanse por 100% mundësi historike

Në futboll nuk fiton gjithmonë më i madhi, por më i sakti.

Dhe shqiptarët, kur besojnë, e kanë treguar se luajnë mbi vetveten. Selektorët tanë nuk japin garanci të plotë. Ka mangësi taktike, ka paqartësi, ka frikë në vendimmarrje. Por deri në mars gjithçka mund të ndryshojë.

Ka kohë për të sjellë disiplinë.

Ka kohë për të zgjuar mentalitetin e fitores.

Ka kohë për të ndezur zemrën e një kombi që nuk dorëzohet.Sepse kur zgjohen shqiponjat historia nuk pyet kush e meriton. Historinë e shkruajnë ata që guxojnë. Sporti kudo e mposhtë politikën!