Politikë - Identiteti.info

Georgievski paralajmëron: Serbia po uzurpon Maqedoninë ndërsa diskutojmë ‘bullgarizimin’
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, në një intervistë të fundit për portalin “Racin”, ka ngritur zërin me kritika të ashpra kundër asaj që ai e përkufizon si një hipokrizi politike thellësisht të rrënjosur në vend.

Georgievski thekson se shteti po përballet me një proces të fuqishëm asimilimi serb, ndërkohë që diskursi publik dhe strukturat e vetëshpallura “patriotike” mbeten pothuajse tërësisht të përqendruara te narrativa e “bullgarizimit”, duke lënë pas dore një kërcënim, sipas tij, më urgjent.

Sipas Georgievskit, është jashtëzakonisht shqetësuese heshtja e institucioneve shtetërore dhe e opinionit publik përballë pretendimeve dhe uzurpimit kulturor serb. Ai vë në dukje rritjen e përdorimit të termave si “Serbia Jugore” dhe “Serbia e Vjetër”, të cilat, sipas tij, përdoren pa hasur në asnjë lloj reagimi apo kundërshtimi nga pala maqedonase. “Jemi dëshmitarë të një uzurpimi të plotë, jo vetëm të historisë maqedonase, por edhe të së tashmes maqedonase,” thekson Georgievski, duke shprehur zhgënjimin se asnjë prej atyre që e quajnë veten patriotë nuk ndërmerr veprime kundër këtij fenomeni.

Ish-kryeministri e shtrin analizën e tij edhe te gjendja e rëndë e gjuhës maqedonase, duke argumentuar se ajo po rrezikohet mbi të gjitha nga vetë maqedonasit. Ai hedh pyetjen retorike se sa individë sot flasin maqedonishten standarde letrare, ndërsa kritikon rolin e mediave dhe industrisë muzikore, të cilat, sipas tij, shpesh shpërfillin normat gjuhësore. “Mbrojtja e gjuhës duhet të nisë nga brenda,” nënvizon ai. Në këtë kontekst asimilimi kulturor, Georgievski thekson se në evente shoqërore si dasmat apo pagëzimet, deri në 95 për qind e muzikës së luajtur është serbe, një fakt që, sipas tij, qëndron në kontrast të fortë me thirrjet e vazhdueshme për patriotizëm maqedonas. Ai e cilëson këtë situatë si “të tmerrshme dhe qesharake, por aspak argëtuese”.

Duke thelluar argumentin e tij për historinë, Georgievski flet për një “serbizim radikal të historiografisë maqedonase”, i cili, sipas tij, shkon shumë më larg sesa akuzat e shpeshta për një të ashtuquajtur “bullgarizim”. Ai kujton se edhe udhëheqësit komunistë dikur kishin një vijë të kuqe më të prerë ndaj politikës së Serbisë së Madhe, ndërsa sot, siç shprehet ai, po dëshmohet një rehabilitim i plotë i Jugosllavisë së Karagjorgjeviqëve në Maqedoninë e Veriut. Si dëshmi shtesë, Georgievski thekson pjesëmarrjen e përfaqësuesve shtetërorë maqedonas në përvjetorë të festave dhe ngjarjeve historike serbe, si Zebërnjaku, Kajmakçallani dhe beteja e Bregalnicës, ku sërish përdoren terma problematikë. “Kë po e bëni budalla në këtë shtet?” pyet ai retorikisht. Në përfundim, Georgievski i drejton kritika edhe Bullgarisë në lidhje me Korridorin 8, duke vlerësuar se, pavarësisht deklaratave zyrtare, mungojnë projekte konkrete infrastrukturore nga ana bullgare.

The post Georgievski paralajmëron: Serbia po uzurpon Maqedoninë ndërsa diskutojmë ‘bullgarizimin’ appeared first on Identiteti.info.

Nga arti në politikë: artistët që siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës
Zgjedhjet e fundit parlamentare kanë shënuar një moment të veçantë në peizazhin politik, duke sjellë në Kuvendin e Republikës jo vetëm figura të spikatura politike, por edhe personalitete të mirënjohura nga bota e artit dhe skenës shqiptare. Kjo tendencë tregon një shtrirje të angazhimit publik të artistëve, të cilët kanë arritur të bindin elektoratin për të përfaqësuar interesat e tyre në organin më të lartë legjislativ të vendit.

Këngëtarja e dashur Edona Llalloshi ka siguruar një mandat deputeti në Kuvend, duke u zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Ky angazhim i saj politik shënon një kapitull të ri në karrierën e saj, ku ajo do të kontribuojë tashmë nga foltorja legjislative.

Një tjetër figurë emblematike e muzikës shqiptare që do t’i bashkohet jetës parlamentare është Adelina Thaçi Meta. Ajo ka fituar besimin e votuesve dhe një ulëse në Kuvend si përfaqësuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke sjellë kështu një dimension të ri të eksperiencës artistike në debatet politike.

Përveç debutuesve, Kuvendit i ribashkohet edhe aktorja e shquar Adriana Matoshi. E njohur për rolet e saj të shumta dhe me një eksperiencë të mëparshme si deputete, Matoshi ka rikonfirmuar mbështetjen e elektoratit, duke siguruar sërish votat e nevojshme për një mandat tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Kjo dëshmon vazhdimësinë e angazhimit të saj politik dhe besimin e elektoratit tek përfaqësimi i saj.

The post Nga arti në politikë: artistët që siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës appeared first on Identiteti.info.

Pas Dramës së Maduros, Vuçiç kërcënon: “Rezoluta 1244 nuk vlen më për Kosovën!”
“Renditja globale ka pësuar një shkatërrim!”. Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi të posaçëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai diskutoi me tone kritike mbi operacionin e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara për të kapur aleatin e tij në Venezuelë, Nikolas Maduro.

“Pas zhvillimeve në Venezuelë, është plotësisht e dukshme se parimet e rendit juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk po respektohen”, theksoi Presidenti serb, duke shtuar se rregulli i forcës dhe dominanca e më të fuqishmit po mbretërojnë në botë.

“Pra, ju e shihni që nuk ka më parime themelore. Ky është shkaku pse jemi veçanërisht të alarmuar nga armatosja e pandërprerë e Prishtinës, gjë e cila bie ndesh me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244, e cila është de facto e pezulluar, por jo de jure, nga fuqitë e mëdha, si Turqia. Këto fuqi po e pajisin me shpejtësi Prishtinën. Një rrezik i veçantë për sigurinë e Serbisë është aleanca apo bashkimi i sapoformuar i Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, i cili po zgjerohet në një fushë të gjerë që përfshin zhvillimin e përbashkët të sistemeve luftarake komplekse, duke nisur nga automjetet 4×4 deri te armët dhe mjetet më të fuqishme luftarake”, deklaroi Vuçiç.

Ai vazhdoi duke pohuar se Serbia po e monitoron me vëmendje këtë situatë dhe po përgatitet për mbrojtje kundër atyre që, sipas tij, tani po bëjnë “kërcënime të hapura” ndaj Serbisë. “Ne besojmë se fuqia jonë do të jetë një pengesë e mjaftueshme për t’i ndalur ata,” përfundoi Vuçiç.

The post Pas Dramës së Maduros, Vuçiç kërcënon: “Rezoluta 1244 nuk vlen më për Kosovën!” appeared first on Identiteti.info.

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së re
Por, paraprakisht, do të mbahet seanca për buxhetin e Republikës, duke filluar nga ora 11:00.

Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.

Klan Kosova ka mësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen në orën 14:00.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është caktuar mandatar dhe akoma nuk dieht nëse partia e tij ka mbledhur votat

The post Nesër seanca për formimin e Qeverisë së re appeared first on Identiteti.info.

Mbretëria e Bashkuar do të dëbojë rreth 700 familje shqiptare
Për shqiptarët politika e azilit mbetet e njëjtë pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër. Ata që menduan se largimi i Suella Bravermanit do t’i jepte fund retorikës së ashpër ndaj emigrantëve nga Shqipëria, sot ndihen të zhgënjyer.

Pasuese e saj në Ministrinë e Brendshme, laburistja Shabana Mahmood, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, ka prezantuar planin më të gjerë të ristrukturimit të sistemit të azilit në 40 vjetët e fundit dhe në qendër të tij janë pikërisht rreth 700 familje shqiptare, të cilave u është refuzuar kërkesa për azil.“Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, deklaroi një ditë më parë në parlament Shabana Mahmood, teksa tregoi ndryshimet drastike të ligjit të emigracionit.

Masat kanë shkaktuar shqetësim edhe brenda vetë Partisë Laburiste, që pranojnë se deportimi i fëmijëve dhe familjeve konsiderohet “i dhimbshëm dhe politikisht delikat”.

Pavarësisht se Shqipëria vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar si një partner i besueshëm në rikthimin e shtetasve, vendi ynë është rikthyer në qendër të debatit britanik për migracionin./TCh/

The post Mbretëria e Bashkuar do të dëbojë rreth 700 familje shqiptare appeared first on Identiteti.info.

Ademi nuk pajtohet që humbjën
Arbër Ademi vazhdon të mos pranojë humbjen: fajëson VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in për “plan sistematik”

Edhe disa javë pas zgjedhjeve lokale, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, vijon të shmangë pranimin e humbjes së partisë. Në një deklaratë dhënë për TV21, Ademi tha se rezultatet e dobëta të BDI-së në disa komuna nuk lidhen me përzgjedhjen e kandidatëve të Aleancës Kombëtare për Integrim, por me atë që e quajti “plan i realizuar në mënyrë sistematike” nga VMRO-DPMNE-ja – me VLEN-in, sipas tij, në rol dytësor. “Mos-fitimi i disa pozicioneve për kryetarë komunash nuk ka të bëjë me propozimet kadrovike të AKI-së, por me një plan të menduar mirë, të realizuar në mënyrë sistematike nga VMRO-DPMNE. E këtu, këta të VLEN-it kanë pasur vetëm rol episodik”, deklaroi Ademi, duke hedhur vazhdimisht fajin te partnerët e rinj të pushtetit. Ai njoftoi gjithashtu se Kongresi i BDI-së pritet të mbahet deri më 20 dhjetor, duke lënë të hapur diskutimin e brendshëm për riorganizimin e partisë. Megjithatë, mbetet e qartë se BDI-ja, të paktën për momentin, duket më e fokusuar në gjetjen e fajtorëve të jashtëm sesa në analizimin e përgjegjësisë së vet për humbjen historike.

The post Ademi nuk pajtohet që humbjën appeared first on Identiteti.info.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, firmos vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve
Zgjedhjet janë caktuar për datën 11 janar 2026 në bazë të aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarët e komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë.

Zgjedhjet janë në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin në fuqi. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, institucionet zgjedhore nisin zbatimin e afateve dhe procedurave ligjore. Gashi u ka bërë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, komisioneve komunale dhe organizatave mbikëqyrëse që të veprojnë me “përpikëri, transparencë dhe profesionalizëm”. Ai ka ftuar edhe subjektet politike dhe kandidatët që të garantojnë një proces zgjedhor të qetë, fer dhe demokratik, duke respektuar standardet europiane. Ndërkaq, qytetarëve të pesë komunave u është bërë thirrje të marrin pjesë masivisht në votim, pasi siç theksoi Gashi  përsëritja e zgjedhjeve tregon rëndësinë e pjesëmarrjes së secilit në vendimmarrjen lokale dhe në forcimin e legjitimitetit institucional. “Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj proceseve të rregullta demokratike dhe konsolidimit të institucioneve të vendit”, deklaroi Kryetari i Kuvendit.

The post Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, firmos vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve appeared first on Identiteti.info.

Protesta në Strasburg, OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit dhe mbështetësit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme, organizuar në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare.

Përmes një njoftimi, OVL e UÇK-së ka falënderuar jo vetëm protestuesit që ishin të pranishëm fizikisht, por edhe ata që nuk mundën të marrin pjesë, por i mbështetën me zemër.

“Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare. Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë këtu, por na përkrahën me zemër. Rroftë UÇK-ja!”, thuhet në reagim.

Organizata theksoi se do të vazhdojë angazhimin e saj për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

The post Protesta në Strasburg, OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit dhe mbështetësit appeared first on Identiteti.info.