14 Mars 2026 13:54

Fatmir Limani shkruan për fotografitë me Ali Ahmetin: Në sofrën e iftarit të gjithë “JEMI NJË”

Ministri Fatmir Limani i ka shkruar lidhur me fotografitë e tij me kreun e BDI-së Ali Ahmeti gjatë iftarit të mbrëmshëm në Tiranë. Sipas Limanit, vizita e tij ka qenë në cilësinë e ministrit të qeverisë!

“Në kulturën tonë, nikoqiri është ai që përcakton rendin e sofrës dhe vendet e mysafirëve. Në një tryezë mikpritjeje nuk shkohet për të bërë kalkulime politike dhe për të prishur sofrën, por për të respektuar traditën, mikpritjen dhe momentin e përbashkët njerëzor.

Nuk është sekret që brenda VLEN-it, zhvillohet një luftë me bërryla për të zëvendësuar me figura anonime, protagonistët kryesorë që realizuan projektin e bashkimit. Në rrethana të tilla, askush nuk mund të presë që unë të qëndroj duarkryq. Sepse unë jam njeri i tavolinave jo i bodrumeve.” ka shkruar minstri ne postimin e tij .