Përmes një postimi zyrtar në Instagram, këngëtari njoftoi se nuk do të performojë në klube për një periudhë kohe, jo sepse po largohet nga muzika, por sepse ndjen nevojën për një qasje tjetër artistike.
Ai theksoi se klubet kanë qenë një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit të tij muzikor dhe falënderoi publikun për energjinë dhe dashurinë e vazhdueshme ndër vite. Megjithatë, sipas tij, disa këngë dhe emocione nuk përshtaten me energjinë e jetës së natës dhe kërkojnë një ambient tjetër për t’u përjetuar siç duhet.
Vendimi është i përkohshëm dhe ka për qëllim t’i krijojë hapësirë rritjes krijuese, fokusit dhe përgatitjes për projekte më të mëdha, duke premtuar se rikthimi do të vijë “ndryshe” dhe në mënyrën që publiku e pëlqen.

