21 Janar 2026 13:05

Xabi Alonso largohet zyrtarisht nga Real Madridi

Xabi Alonso nuk do të jetë më trajner i Real Madridit, ka njoftuar zyrtarisht klubi madrilen, bashkëpunimi mes palëve ka përfunduar me marrëveshje të ndërsjellë.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit, Real Madridi thekson se ndarja me Alonson është bërë në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë. Klubi vlerëson kontributin e tij si trajner i ekipit të parë, duke e cilësuar atë si një figurë që përfaqëson vlerat dhe historinë e Real Madridit.

“Xabi Alonso do të mbajë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve. Ai është një legjendë e Real Madridit dhe Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit.

Në fund, drejtuesit e Real Madridit falënderojnë Alonson dhe stafin e tij teknik për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë periudhës së angazhimit, duke u uruar suksese në sfidat e ardhshme profesionale.