Kandidati i AKi-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura, duke e vlerësuar procesin si të suksesshëm.
“Sot realizuam. Ditë me bereqet. Në fund duhet të fitojnë gostivarasit”, deklaroi Limani pas votimit.
Ai theksoi se pjesëmarrja më e ulët e votuesve gjatë orëve të paradites lidhet kryesisht me kushtet atmosferike, ndërsa shprehu bindjen se në orët e pasdites pritet një rritje e ndjeshme e daljes në votime.
“Në mbrëmje do të festojmë së bashku”, u shpreh Limani, duke shfaqur optimizëm për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Gostivar.

