Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njëherësh zëdhënëse e partisë, Arta Bilalli Zendeli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit politike dhe zgjedhore në komunën e Gostivarit.
Me mesazhin e saj të shkurtër dhe thumbues: “Gostivari nuk e duron presionin” Bilalli Zendeli ka përcjellë një qëndrim të qartë kundër, siç nënkuptohet, tentativave për presion politik dhe ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.
Reagimi vjen në një periudhë të ndjeshme pas zgjedhjeve lokale, ku Gostivari ka dalë fitues me kandidatit Valbon Limani nga Aleanca komtare për Integrim (AKI), ndërsa në bilancin e përgjithshëm të zgjedhjeve, koalicioni VLEN ka siguruar fitore në numër me të madh të komunave me me shumicë shqiptare, duke u shndërruar në forcën dominuese të këtij cikli zgjedhor lokal.
Statusi i Bilalli Zendelit interpretohet si përpjekje për të mbrojtur legjitimitetin e fitores në Gostivar dhe si mesazh politik se qyteti nuk i është nënshtruar asnjë forme imponimi apo presioni politik, pavarësisht klimës së tensionuar dhe akuzave që kanë shoqëruar garën zgjedhore.

