18 Janar 2026 00:18

Bejta pas votimit: Sot është ditë feste në Gostivar

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, pasi ushtroi të drejtën e votës, deklaroi se kjo ditë përfaqëson një festë për qytetin. Ai theksoi se ka votuar për të mirën dhe zhvillimin e Gostivarit.

Bejta u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të votojnë për të ardhmen e qytetit.

Sot, së bashku me familjen time, kryeva një obligim qytetar duke votuar për të mirën e qytetit tonë. Kjo është një ditë e veçantë dhe me rëndësi të madhe. I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë, dhe shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive për të ardhmen e qytetit të Gostivarit. Besoj se sot do të jetë një festë e madhe për Gostivarin”, u shpreh ai pasi votoi bashkë me anëtarët e familjes së tij.