17 Janar 2026 17:29

Ali Ahmeti: Fitoret në Gostivar dhe Vrapçisht janë fitore për të gjithë qytetarët

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, mbajti një fjalim pas shpalljes së rezultateve zgjedhore në Gostivar dhe Vrapçisht, ku përgëzoi fitoret e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit.

Ai theksoi se kryetarët e rinj do të qeverisin për të gjithë qytetarët, pa dallime politike apo etnike, duke dërguar mesazh uniteti edhe për ata që nuk i kanë votuar.

Ahmeti foli për sfida gjatë procesit zgjedhor, duke përmendur presione, inxhiniering zgjedhor dhe bojkot në raundin e parë me qëllim sabotimi, por nënvizoi se përkushtimi dhe ruajtja e besës ndaj qytetarëve çuan në fitore. Në fund, ai uroi suksese për ekipet fituese dhe shprehu besimin se qeverisja e re do të jetë gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të zhvillimit të komunave.