Qeveria e Venezuelës e ka akuzuar SHBA-në për sulm pas shpërthimeve që janë dëgjuar në kryeqytetin e saj.
Ajo ka thënë se SHBA-ja po rrezikon ta fusë Amerikën Latinë në kaos me një “agresion ushtarak shumë të rëndë”.
Në një deklaratë të lëshuar, qeveria ka akuzuar SHBA-në se ka kryer sulme në Caracas, Miranda, Aragua dhe La Guaira, raportoi CNN.
Presidenti Nicolas Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar që të gjitha planet kombëtare të mbrojtjes të zbatohen “në kohën e duhur dhe rrethanat e duhura”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, qeveria i ka bërë thirrje popullit dhe forcave politike për mobilizim për mbrojtjen e vendit.
Presidenti Donald Trump ka urdhëruar që të kryhen sulme në zona brenda Venezuelës, përfshirë objekte ushtarake, i kanë thënë zyrtarë CBS News.
Megjithatë, ende nuk ka deklaratë zyrtare mbi këtë. Presidenti i Venezuelës e ka akuzuar SHBA-në për “agresion ushtarak” pas shpërthimeve e avionëve që u dëgjuan nga mesnata.
Reuters po ashtu ka raportuar se SHBA-ja ka kryer sulmet në Venezuelë, sipas një zyrtari amerikan.
Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit ka ndaluar avionët amerikanë të operojnë brenda hapësirës ajrore të Venezuelës, duke përmendur “rreziqet e sigurisë të lidhura me aktivitetin e vazhdueshëm ushtarak”.

