18 Janar 2026 01:20

Albin Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Albin Kurti, ka uruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e Ditës së Veteranëve.

Përmes një mesazhi publik, Kurti ka vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në luftën çlirimtare, duke theksuar se veteranët janë bashkudhëtarë të dëshmorëve dhe dëshmitarë të sakrificës për lirinë e vendit.

“Veteranët e luftës çlirimtare janë shokët bashkudhëtarë dhe luftëtarët dëshmitarë të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se me veprën dhe luftën e tyre, veteranët e UÇK-së kanë shkruar historinë e çlirimit të Kosovës, duke hapur rrugën për ndërtimin e shtetit dhe forcimin e faktorit kombëtar shqiptar.

Sipas Kurtit, kjo është rruga në të cilën duhet të ecin të gjithë ata që angazhohen për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për afirmimin e interesave kombëtare.