Në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Komunës së Çairit, e mbajtur më 25 dhjetor 2026, me vota unanime të këshilltarëve komunalë.
Buxheti i Komunës së Çairit për vitin 2026, me vlerë totale prej 1.604.144.521 denarë, që në vlerë të përafërt përkthehet në rreth 26 milionë euro.
Buxheti është miratuar në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, duke përfaqësuar dokumentin kryesor financiar për funksionimin e komunës dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë vitit 2026.
Sipas të dhënave zyrtare, limiti bazë i buxhetit për vitin 2026 është 280.305.012 denarë, ndërsa zgjerimi i buxhetit përmes projekteve qeveritare arrin në 458.342.267 denarë, duke e çuar vlerën totale të buxhetit komunal në 738.647.279 denarë.
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është dedikuar sektorit të arsimit dhe kujdesit parashkollor. Dotacionet për shkollat fillore janë planifikuar në vlerë prej 648.095.000 denarë, ndërsa për çerdhet janë ndarë 271.912.000 denarë.
Autoritetet komunale bëjnë të ditur se buxheti vjetor i Komunës së Çairit për vitin 2026 është planifikuar duke respektuar parimin e balancimit ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve, me fokus në zhvillim dhe interes publik.
Buxheti ka karakter publik dhe është i qasshëm për qytetarët, të cilët mund ta konsultojnë në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Çairit, në kuadër të transparencës dhe informimit publik.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, theksoi:
“Buxheti u miratua me mbështetjen dhe votën e të gjithë këshilltarëve të pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Çairit, pavarësisht përkatësisë partiake. Një mbledhje konstruktive, e pasur me ide, propozime dhe sugjerime pozitive, në dobi të qytetarëve të komunës sonë. Jam mirënjohës ndaj të gjithë këshilltarëve dhe i falënderoj për kontributin e tyre.”

