Në portin e Gioia Tauro, i vendosur në Italinë jugore, është kapur një sasi e konsiderueshme prej mbi 435 kilogramë kokainë të pastër.
Ky zbulim i madh u bë publik nga media “La Stampa”.Një ngarkesë e cilësuar si “dhuruatë e Krishtlindjeve” u ndalua nga Guardia di Finanza (Policia Financiare e Italisë), e cila kreu një operacion të suksesshëm duke sekuestruar një dërgesë tjetër të madhe me kokainë që po kalonte tranzit përmes këtij porti në prag të festave të fundvitit.
Kjo sasi masive, e konsideruar si një nga kapjet më të mëdha të viteve të fundit, ishte fshehur me mjeshtëri brenda rreth 1000 thasëve me kikirikë. Origjina e dërgesës ishte Amerika Latine, ndërsa dokumentet tregtare tregonin si destinacion final Evropën Lindore.Përfaqësuesit e policisë deklaruan se ky operacion përbën një goditje thelbësore ndaj të ardhurave të grupeve kriminale, duke vënë në pah se porti i Gioia Tauro vazhdon të mbetet një nyje strategjike për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike drejt Evropës.
Ky sekuestrim dëshmon angazhimin e palës ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar.Nëse kjo sasi drogë do të kishte arritur në tregun ilegal, ajo do t’u kishte siguruar organizatave kriminale fitime që do të kalonin shifrën e 70 milionë eurove. Ky veprim u krye në kuadër të kontrolleve të shtuara të fundvitit, të cilat zhvillohen në një prej porteve më të ngarkuara të Evropës, dhe shënon një nga rastet më domethënëse të zbuluara në Gioia Tauro gjatë viteve të fundit.

