22 Janar 2026 22:47

Shkupi këtë mëngjes qyteti i dytë më i ndotur në Evropë

Një mëngjes tjetër në Shkup ka nisur me nivele të larta të ndotjes së ajrit, duke e bërë atë të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Sipas të dhënave të platformës globale IQAir, në orën 9 të mëngjesit indeksi i cilësisë së ajrit ka arritur vlerën 172, e cila sipas shkallës zyrtare klasifikohet si “e pashëndetshme” për frymëmarrje.

Gjatë kësaj periudhe, kryeqyteti është renditur i shtati në listën e qyteteve më të ndotura në botë, menjëherë pas Kajros. Në nivel evropian, për të dytën ditë me radhë, Shkupi mban vendin e dytë për nga ndotja e ajrit, pas Sarajevës.