18 Janar 2026 00:10

Albin Kurti, prezenton sloganin: “Mos lësho pe”

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar vazhdimin e angazhimit për punë të mira dhe shërbim ndaj interesit të përgjithshëm.

“Nuk do të heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët. Nuk do të lëshojmë pe nga përpjekja jonë për një Republikë më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Le të mos lëshojmë pe së bashku që Kosova të jetë shtet më i begatë për qytetarët e saj, ku përfitojnë të gjithë, pa dallim”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se ky mesazh përfaqëson vizionin dhe synimet e Vetëvendosjes për një Kosovë më të zhvilluar dhe më gjithëpërfshirëse.