Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën ka caktuar numrat dhe renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, ndersa deri në mesnatë partitë kanë dorëzuar edhe listat e tyre të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit
Sipas shortit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë me numrin 130, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numrin 123, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje me numrin 116.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Social Demokrate, të cilat këtë herë garojnë të vetme, do të kenë përkatësisht numrin 129 dhe 122 në fletëvotim.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese që ka vendosur të garojë me thuajse të njëjtën listë të qëndrueshme të figurave kryesore, e ka publikuar së fundi listën e saj të deputetëve. Në dhjetëshen e parë përfshihen emrat e zakonshëm: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwartz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.
Lista e plotë

Në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila renditet e dyta për nga madhësia, dhjetëshja e parë e listës zgjedhore përbëhet nga: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi-Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi.
Lista e plotë

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhjetë kandidatët e parë janë: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Ferid Agani dhe Ukë Rugova.
Lista e plotë

Ndërkaq, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhjetë emrat e parë janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.Ndërkaq, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhjetë emrat e parë janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.
Lista e plotë

Lista e Nismës kryesohet nga Fatmir Limaj, i ndjekur nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Krasniqi. Më pas renditen Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj-Halimaj dhe Artan Nimani. Dhjetëshen e parë e plotësojnë Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi dhe Nehat Mustafa.
Lista e plotë


