Maqedonia e Veriut sot kremton Ditën e Shën Klimentit të Ohrit. Në orën 11:00, në Kuvend, Komiteti për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” do të dorëzojë çmimet për vitin 2025
Këtë vit, çmimin shtetëror për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit e merr akademiku Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik. Ndërkohë, çmimet për kontribut në kulturë dhe art u janë ndarë kompozitorit Zhivoin Glishiç dhe artistit figurativ Bedi Ibrahim.
Çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” përfaqëson mirënjohjen më të lartë shtetërore për kontribut afatgjatë në arsim, edukim, kulturë, art, shëndetësi, mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor, si edhe në veprimtari shoqërore me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

