22 Janar 2026 23:38

Izet Mexhiti: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenari kombëtare

Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit “VLEN”, ka thënë se në parim e mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, që do të mbahet më 13 dhjetor, dhe se si Kryetar i Çarit qytet ku do të mbahet protesta do të jap pëlqim për mbajtjen e saj.

Këto komente, Mexhiti i ka bërë në një prononcim për VOX Kosova, ku theksoi se protesta është e drejtë demokratike dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenari kombëtare.

“Në parim po [e mbështes]. Protesta është e drejtë demokratike. Ne protestën e konsiderojmë vlerë demokratike edhe UÇK është krenari kombëtare e jona”, deklaroi Mexhiti për VOX-in.

I pyetur se a do të marrë pjesë personalisht në protestë, Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por theksoi se do të jap pëlqim për mbajtjen e saj.

“E shohim atë domethënë. Te sheshi në komunën ku jam unë [kryetar]. Do japim pëlqim për mbajtjen e protestës. Uroj që gjithçka të kalon mirë”, potencoi ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.