18 Janar 2026 00:12

Afrim Gashi takohet me Hillary Clintonin!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në kuadër të Forumit të Dohas 2025. Ai tha se biseda ishte përqendruar te rëndësia e forcimit të dialogut ndërkombëtar, duke theksuar se marrëdhëniet miqësore me SHBA-të mbeten thelbësore për sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

“Gjatë punimeve të Forumit të Dohas 2025 zhvillova një takim me znj. Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së. Diskutuam mbi nevojën për të thelluar dialogun ndërkombëtar në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit global. Shpreha vlerësimin tim për kontributin e saj të gjatë në politikën e jashtme dhe në fuqizimin e komuniteteve. Nënvizova gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve të forta miqësore me SHBA-në, të cilat mbeten një shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit,” u shpreh Gashi.