21 Janar 2026 13:03

Mickoski mori 804 vota nga 817 të mundshme për të udhëhequr VMRO-DPMNE-në

Në kongresin e mbajtur në Kavadar, delegatët e VMRO-DPMNE-së rizgjodhën Hristijan Mickoskin në krye të partisë, i cili ishte edhe kandidati i vetëm për këtë post.

Mickoski mori mandatin e tij të tretë për të udhëhequr partinë gjatë katër viteve të ardhshme, mandat që sipas statutit do të jetë i fundit. Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor, Zoranço Jovançev, nga 817 delegatë të pranishëm, 804 votuan pro vazhdimit të udhëheqjes së Mickoskit.

“Maqedonia është shtet i ndërtuar mbi vlerat evropiane, lirinë, traditën demokratike dhe sundimin e së drejtës dhe prandaj vendi i saj është lidhur natyrshëm me familjen euroatlantike. Por integrimi evropian dhe euroatlantik nuk duhet të përkulen në pranimin pasiv ose varësi pa kusht. Shteti i vogël mund të jetë shtet i fortë nëse ka vetëbesim, ndjenjën e rëndësisë së vet dhe qëndrim të qartë për interesat e veta. Maqedonia duhet të dijë të thotë po, kur diçka është në interesin e saj, por edhe të thotë jo, ku shkelen parimet e saj, dinjiteti ose identiteti. Partneriteti me NATO-në dhe BE-në, mund të jetë i fuqishëm, vetëm nëse është i barabartë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së .

Pas rizgjedhjes, Mickoski deklaroi se “sot fitoi ideja dhe rruga që po ndjekim për Maqedoninë”, duke shtuar se ndjen nder dhe përgjegjësi të madhe ndaj detyrës së besuar. Ai theksoi se kongresi ka rëndësi të veçantë për shkak të miratimit të strategjisë dhe doktrinës së re, të cilat, sipas tij, përbëjnë “më shumë se dokumente politike një udhërrëfyes kombëtar”.

“Nisin të dalin në sipërfaqe indikacionet e para për stabilizim dhe funksionim, pas kataklizmës të cilën e la qeveria e kaluar, do të thosha Qeveria me kriminale në historinë e re, ajo e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria e cila merrej me plantacione të marijunaës, tenderë të kurdisur, me milionerë politikë, me të gjitha skandalet që e ndiqnin, me vrimë buxhetore më të madhe se 200 milionë euro. Periudha e kopnsolidimit mbaron dhe këta janë indikatorët e parë se ekonomia po ecën mirë. Me këtë bien në ujë të gjitha gënjeshtrat. 3,8 për qind rritje reale është vërtetë tregues se në kushte të tregut të tillë në kuadër të Bashkimit Evropian për ne paraqet arritje të madhe. E para në Evropë është Irlanda sipas të dhënave të Eurostatit, e dyta është Danimarka me 3,9 për qind, ndërsa në e ndajmë vendin e tretë me Qipron. Serbia fqinje është diku rreth 2 për qind, në Greqi pritet diku 1,7 për qind”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i vendit

Kongresi, i zhvilluar nën moton “Një vizion që ndërton një shtet – Për gjeneratën e ardhshme 2030”, miratoi dy dokumente kryesore politike: Strategjinë 2025–2030 dhe Doktrinën. Fjalimi i tij ne kongres bie ndesh me ato kritika qe Mickoski i bene partenrit qeveritar Vlen kur ështe ne pytje qeshtjet etnike.