23 Janar 2026 00:14

Albin Kurti përmes Facebook-ut: “Me numrin 116 drejt një fitoreje edhe më të madhe”

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, Kryeministri Albin Kurti ka intensifikuar aktivitetet e tij publike dhe fushatën në rrjetet sociale.

Në një postim të bërë sot në Facebook, ai ka theksuar angazhimin e tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar mbështetje edhe më të gjerë nga qytetarët.

Me numrin 116 bashkë me qytetarët angazhohemi për një fitore edhe më të madhe,” ka shkruar Kurti.

Deklarata vjen në një periudhë kur subjektet politike në vend janë duke finalizuar përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Numri 116, që Kurti e përmend në postim, është numri me të cilin VV garon në këto zgjedhje sipas shortit të sotem.

.