18 Janar 2026 00:11

UNT prezanton asistenten virtuale “NËNË TEREZA”

Shkup, 01.12.2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup prezantoi sot Asistenten Virtuale “Nënë Tereza”, një platformë e avancuar e inteligjencës artificiale që synon t’u ofrojë ndihmë studentëve, stafit akademik dhe vizitorëve në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Ky hap e vendos UNT-në në linjë me proceset moderne të digjitalizimit që po zhvillohen në rajon.

Në ceremoninë solemne morën pjesë përfaqësues institucionalë, profesorë, studentë, media si edhe Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe Zëvendësministrja e Sportit, znj. Safije Sadiki-Shahini. Moderimin e ngjarjes e bëri Doc. Dr. Genta Spahiu Mirzo, e cila theksoi se projekti shënon një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të qasjes në shërbimet universitare.

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, deklaroi se asistenti i ri virtual është gurthemel i transformimit digjital të institucionit:
“Me Asistenten Virtuale ‘Nënë Tereza’, Universiteti ynë hyn në një fazë të re. Qëllimi është që çdo student dhe punonjës të ketë informacione të menjëhershme, pa barriera dhe pa vonesa. Ky mjet e rrit efikasitetin dhe na afron me standardet ndërkombëtare.”

Ai shtoi se platforma forcon kulturën e komunikimit të brendshëm dhe transparencën, duke theksuar se kjo nuk është thjesht teknologji e re, por pjesë e angazhimit për ofrim shërbimesh cilësore.

Gjatë prezantimit u zhvillua edhe një demonstrim praktik, ku studentët testuan funksionalitetet e Asistentes Virtuale dhe ndërvepruan drejtpërdrejt me të. Interesimi dhe diskutimet pozitive treguan se platforma pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në jetën akademike.

 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbekim.fetaji%2Fposts%2Fpfbid026yymsNqg18zKvk1i8ycWyxiVqF21p7NwfeZ9imjgBVU7KbCka9C46PEmpgB5V3YGl&show_text=true&width=500