22 Janar 2026 23:34

Ndërron jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë herët në mëngjes pas një sulmi në zemër.

Sipas Identiteti.info, ai nuk arriti t’i mbijetojë atakut kardiak, ndërsa nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore. Shpat Kasapi, ishte një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Këngëtari ndau jetën me bashkëshorten dhe ka lënë pas një fëmijë.

I rritur në një familje me traditë muzikore, ai e nisi karrierën në fillim të viteve 2000, duke u bërë shpejt idhull i rinisë me stilin modern dhe performancat energjike. Ai u afirmua si në tregun muzikor të Kosovës, ashtu edhe në Shqipëri, duke sjellë hite të njohura si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera.

Shpati mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe bashkëpunoi me artistë të njohur, duke u shndërruar në një figurë të qëndrueshme të pop-it shqiptar.