22 Janar 2026 23:56

Fadil Xhelili në Gostivar dhe Bujamin Kadriu në Vrapçisht

Pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u arrit cenzusi dhe procesi dështoi në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, Qeveria ka emëruar sot të besueshmit e saj për këto njësi të vetëqeverisjes lokale.

Në mbledhjen e sotme, u vendos që në krye të Komunës së Gostivarit si i besueshëm të emërohet Fadil Xhelili, ndërsa për Komunën e Vrapçishtit u caktua Bujamin Kadriu.

Zgjedhjet e përsëritura për komunat ku nuk u arrit cenzusi janë shpallur nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe do të mbahen më 11 janar.

Kujtojmë se për zgjedhjet e 11 janarit, partitë politike do të kenë mundësinë të ndryshojnë kandidatët për kryetar komune. Siç raportohet, pritet që VLEN të mos garojë me Memet Seferin në Vrapçisht dhe me Sebaedin Dautin në Gostivar.