21 Janar 2026 13:11

Abdixhiku është “vrasësi” politik i LDK-së

Në një akt që më shumë i ngjante një iluzioni të krijuar mbi ujërat e turbullta të politikës, Lumi e shpalli veten kandidat për kryeministër duke i ftuar partitë e tjera t’i bashkohen listës së tij.

Nga Astrit Gashi

Por ftesa nuk ishte për aleancë por ishte për dorëzim. Ishte kërkesë që të tjerët të hiqnin dorë nga identiteti, nga dinjiteti dhe nga subjektiviteti i tyre politik, vetëm që “kandidati i LDK-së” të ngjitej në majë të një piramide duke imagjinuar vetën si kryminister.

Në këtë skenë të improvizuar, ku politika e vlerave u zëvendësua me aritmetikë mercenarësh, Abdixhiku u soll sikur shteti ishte projekt personal, ndërsa partitë e vogla shërbëtorë të një ambicieje të tij por Lumi i LDK-së e dinë që në ketë betje një pjesë të partisë e ka kunder!

Por Lumi i LDK-së në përpjekje për të ndërtuar një fron mbi gurë të huaj, ai bëri gabimin më të madh politik duke djegë shtëpinë e vet për të trasuar rrugën e të tjerëve drejt parlamentit. Sepse nuk ka betejë që fitohet me mercenarë politik që nuk kanë kauzë

LDK-ja sot nuk po rrezohet nga Albin Kurti por nga ai që mendoi se mund ta shpëtonte duke e zhveshur nga gjithçka që e kishte karekterizuar dikur LDK-në si levizje popullore.

Abdixhiku e vrau LDK-në me një filozofi të gabuar se pushteti mund të ndërtohet pa identitet, pa parime dhe pa njerëz që besojnë tek ti. Më këtë Lumi i LDK-së po i bënë një sherbim Albin Kurtit dhe VV-së.