18 Janar 2026 01:16

Mickoski: Nesër emrojmë përfaqësuesit e përkohshëm në komuna, gjatë javës ministrat e rinj

Qeveria pritet që nesër, gjatë seancës së saj, të emërojë përfaqësuesit e saj të përkohshëm në katër komunat ku më 19 tetor nuk u arrit censusi.

Këta të emëruar do të ushtrojnë detyrën deri në zgjedhjet e planifikuara për 11 janar. Po ashtu, kryeministri ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave në Kuvend do të dorëzohen edhe propozimet për ministrat e rinj, të cilët do të zëvendësojnë pozicionet e lëna bosh pas zgjedhjeve lokale. Aktualisht, i vetmi emër i konfirmuar mbetet Bekim Sali, që do të marrë postin e zëvendëskryeministrit të parë.