21 Janar 2026 13:16

Zyrtare: Osmani cakton 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Kjo vendim u mor pas nënshkrimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivisht të legjislaturës së nëntë, dhe u bë e ditur në një konferencë për media pas takimit konsultativ me partitë politike parlamentare.

Presidentja Osmani theksoi se data 28 dhjetor u zgjedh pasi është e vetmja që i mundëson Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë procesin zgjedhor në mënyrë të rregullt dhe brenda afateve kushtetuese. Ajo sqaroi se data 11 janar përjashtohet pasi tejkalon afatin kushtetues, ndërsa data 4 është e pamundur për shkak të mosshfrytëzimit të plotë të buxhetit nga KQZ-ja.

Sipas presidentes, shumica e partive kanë propozuar datën 28 dhjetor: 8 parti kanë mbështetur 28 dhjetorin, 5 parti kanë propozuar 21 dhjetorin, ndërsa 3 të tjera janë pajtuar me cilëndo datë.

“Në Kushtetutë është përcaktuar se afati maksimal është 40 ditë. Si presidente, kam për detyrë të caktoj afatin më të gjatë, jo më të shkurtër, në mënyrë që të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të zgjedhjeve”, ka deklaruar Osmani.