Shorti i fazës “play-off” për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar rrugët që duhet të ndjekin tre përfaqësueset ballkanit për në Kupën e Botës 2026 : Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ndeshjet do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars 2026, dhe secila prej kombëtareve do të ketë përballje shumë të forta në luftën për një vend në turneun final.
Kombëtarja kuqezi do të sfidohet në gjysmëfinale nga Polonia, një kundërshar i njohur për forcën dhe eksperiencën ndërkombëtare. Ndeshja do të luhet në transfertë më 26 mars, duke e bërë detyrën edhe më të vështirë për skuadrën e Shqipërisë. Nëse kuqezinjtë arrijnë të triumfojnë ndaj polakëve, atëherë në finalen e “play-off”-it ata do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi, një tjetër duel i nivelit të lartë europian.
Përfaqësuesja dardane do të ketë një rrugë po aq sfiduese. Kosova do të udhëtojë drejt Sllovakisë për gjysmëfinalen e saj, një kundërshtar që dihet se është i disiplinuar dhe i fortë në ndeshjet me presion. Nëse Kosova arrin ta kalojë me sukses këtë pengesë, atëherë në finalen e madhe do të përballet në Fadil Vokrri me fituesin e sfidës Turqi–Rumani, dy ekipe tradicionale me peshë në futbollin europian.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut do të ketë përballë një nga përfaqësueset më solide të kontinentit ish kampionin e Europës Danimarkën. Dueli i gjysmëfinales pritet të jetë tepër i vështirë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të danezëve, por edhe eksperiencën që maqedonasit kanë ndërtuar në turnetë e fundit ndërkombëtare.


